Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitën e pare do të kryejë që në javën e dytë të punës, dhe ajo do të jetë në Shqipëri.
Në agjendën që është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit, Kurti do të zhvillojë takime me krerë institucionesh dhe opozitës në Shqipëri, shkruan Reporteri.net.
Ky takim do të shënojë të parin që pas “përplasjes” që pati në publik Kurti me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, sidomos rreth temave që lidheshin me dialogun.
Pas Ramës, me të cilin do të mbajnë edhe konferencë për media, Kurti do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta, kryeparlamentearin Gramoz Ruçi dhe kryeopozitarin Lulzim Basha.
Ndryshe, Kurti kishte qenë vazhdimisht i angazhuar në politikën shqiptare, madje kishte pasur raportime se deputetë të partisë së tij morën pjesë në protestën e studentëve kundër Ramës./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.