Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në vendin ku ndodhet një pllakë përkujtimore e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, të cilët u vranë gjatë protestës së 10 shkurtit 2007.
Sekretarja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka thënë se kjo datë e gjen Albin Kurtin, njeriun më kundërshtues të planit të Ahtissarit, në krye të Qeverisë. Ajo bashkë me anëtarë të partisë vendosen një pasqyrë tek pllaka ku gjenden emrat e Balajt dhe Xheladinit, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka thënë se Kurti nuk e ka në plan që ta ndryshojë kushtetutën, ndërkohë që shtoi se kjo datë duhet të shërbejë si ditë kur Kurti duhet ta shohë veten në pasqyrë.
“Sot u bënë 13 vite prej protestës së 10 shkurtit në kundërshtim të pakos së Ahtisarit. Kjo datë e gjen Kurtin Kryeministër, personin më kundërshtues të planit Ahtisari. Përderisa Kurti gjenë hapsirë për me shënu datën, Kurti s’ka plan për të ndryshu kushtetutën. 10 shkurti është dita kur Kurti duhet ta shohë veten ne pasqyre”, tha sekretarja e PSD-së.
Ndërkohë, Kurti ka kryer homazhe tek varret e Balajt dhe Xheladinit, të cilët u vranë nga policia rumune, e cila atë kohë menaxhonte protestat.
Ndryshe, në protestën e sotme u panë edhe ish-deputetë të Kuvendit nga radhët e PSD-së, të cilët u ndanë nga partia e Albin Kurtit./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.