Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi e ka ngushëlluar familjen Kaçinari, me rastin e ndarjes nga jeta të kompozitorit të mirënjohur shqiptar, Gjergj Kaçinari.
Telegram-ngushëllimi i ministrit Gashi:
E nderuara familja Kaçinari,
Lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, njëkohësisht kompozitorit , të mirënjohur shqiptar, e morëm me pikëllim të madh. Gjergji u nda nga kjo jetë për të lënë pas vetes vepra të shumta dhe me vlerë. Krijimtaria dhe produktiviteti i punës së tij do të mbeten të paharruara për të gjithë ne. Realizimet e tij kanë begatuar thesarin e muzikës argëtuese, klasike dhe asaj të filmit e teatrit shqiptar në Kosovë.
Me punën dhe kontributin e tij ai ka fituar respektin e të gjithëve që e kanë njohur, sidomos atyre në botën e muzikës. Ai mbetet një nga artistët që ka bërë përmbledhje të ndryshme të folklorit dhe i ka pasqyruar ato në drejtime tjera të muzikës. Përpos kësaj këto përmbledhje i ka artikuluar edhe në libra të ndryshëm. Ne e kujtojmë me respekt angazhimin e tij të çmuar që ka dhënë në fushën e muzikës.
Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Gjergj Kaçinari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.