Ish-anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës që kishte aderuar në AAK, tashti është larguar edhe nga partia e Ramush Haradinajt.
Bejta ka publikuar në Facebook se është asambleiste e pavarur në Komunën e Prishtinës.
Ftohja e raporteve me AAK-në ishte vërejtur javëve të fundit me disa postime në Facebook, ku Fiknete Bejta kishte kritika tërthorazi për partinë e saj.
Bejta kishte qenë kandidate e partisë së Haradinajt për deputete, mirëpo nuk arriti të siguronte votat e mjaftueshme, transmeton Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.