×
  • Lajme
  • Botë

    Koronavirusi: 97 të vdekur brenda ditës në Kinë

    Reporteri
    10 Shkurt 2020 | 12:26

    97 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, të dielën në Kinë. Ky është numri më i lartë i vdekjeve të regjistruara brenda një dite.


    Numri total i vdekjeve si pasojë e virusit ka shkuar në 908, por numri i njerëzve të infektuar  brenda një dite është stabilizuar, shkruan BBC – transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Gjithsej 40,171 persona janë të infektuar me koronavirus, ndërsa 187,518 prej tyre janë nën përkujdesje mjekësore.

    Ndërkohë, më shumë se 60 persona janë infektuar së fundmi në një anije lundrimi në Japoni. 130 nga 3,700 pasgjerë që ka kjo anjie janë të infektuar me këtë virus./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!