Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Vushtrri, bën të ditur policia.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se viktima është dërguar në emergjencë me ç’rast mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij, raporton gazeta online Reporteri.net.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës dhe viktima është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Raportohet se nga familjaret ,ne shtëpinë e tij është gjetur viktima mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar në emergjence ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete”, thuhet në raportin e policisë./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.