×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu ka argument tjetër për taksën: Nëse nuk e heqim, prokurorët e gjyqtarët në veri bojkotojnë punën

    Reporteri
    10 Shkurt 2020 | 13:10
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

    Ministrja e re e Drejtësisë, Albulena Haxhiu planifikon që të vizitojë veriun e vendin për të parë nga afër punë e institucioneve në atë pjesë të vendit.


    Me një vizitë aty, ajo po tenton të gjejë edhe një argument më shumë për qeverinë e saj që ta heqin tarifën ndaj produkteve serbe. Shefi i saj, Albin Kurti ka paralajmëruar se do ta heq taksën në ditët në vazhdim, pas konsultave edhe me bizneset.

    Në një intervistë ekonomia online tha se shqetësim mbetet ndikimi i Beogradit ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

    Thotë se nëse vazhdon që taksa ndaj produkteve që vijnë nga Serbia të mbetet në fuqi, institucionet e drejtësisë në atë pjesë kanë paralajmëruar bojkotimin e punës dhe greva.

    “Unë nuk kam pasur asnjëherë vizitë atje për të parë për së afërmi se sa ka gjetur zbatim, natyrisht ndër planet e mia do të jetë edhe vizita atje dhe për të parë punën e institucioneve atje”.

    “Shqetësimi imi kryesor varësia që kanë ato institucione nga Beogradi dhe ju e dini që kur është vendosur tarifa ata kanë bojkotuar ose paralajmëruar që do të lirojnë vendet e punës ose do të mbajnë grevë në rast se vazhdon tarifa”.

    “Besoj që institucionet atje nuk duhet ta varen nga Beogradi, ato janë institucionet e drejtësisë që duhet të punojnë në shërbim të qytetarëve. Do të marr një raport se si është gjendja, a bashkëpunojnë institucionet atje me këshillat përkatëse këtu dhe pastaj do ta planifikojë agjendën”.

    Duke folur për marrëveshjen për drejtësi Kosovë-Serbi, Haxhiu thotë se për këtë çështje nuk është dashur që të diskutohet në Bruksel, por që të dakordoheshin institucionet vendëse.

    “Unë kam qenë kritike për faktin se e kam konsideruar si një proces politik, nuk është dashur që kjo marrëveshje të nënshkruhet në Bruksel, i takon institucioneve të drejtësisë që të veprojnë dhe punojnë në këtë drejtim, këshillave përkatëse në këtë rast Këshillit Gjyqësor siç e ka përgjegjësinë për gjitha institucionet tjera”.

    E pyetur se a ka të dhëna se sa po luftohet krimi e kontrabanda në këtë pjesë, Haxhiu tha se nuk ka informacione, raporton EO.

    “Besoj që tashmë jam pa bërë një analizë. Është e qartë se kontrabanda, krimi i organizuar dhe korrupsioni është shumë i shprehur në atë pjesë, dhe ata veprojnë lirshëm përpara institucioneve të drejtësisë për vepra të tilla kriminale”.

    “Prandaj nëse vendosim themelet e shteti të së drejtës, natyrisht që rastet e tilla qoftë në veri apo kudo tjetër nuk do të lejohen”.

    Të hënë janë bërë 5 vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi ndërmjet Kosovë dhe Serbisë.

    Takimi ndërmjet kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq, kishte përfunduar me nënshkrimin e marrëveshjes për drejtësinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!