×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dokumentet zbardhin dhënien e Shën Naumit serbëve, tradhti apo kompromis?

    Reporteri
    10 Shkurt 2020 | 12:48

    Pas rrëzimit të sistemit komunist, shqiptarët që kanë pasur mundësi të kapërcejnë Pogradecin e të vizitojnë manastirin e Shën Naumit bashkë me rrethinat e tij, janë magjepsur.


    Më tej, për shumëkënd, mendimi i parë në radhë, niste të nxirrte vrer në adresë të Mbretit Zog, të cilin kundërshtarët, por edhe historigrafia komuniste, e akuzonin se këtë mrekulli të natyrës, dikur, ua shiti serbëve.

    Por si është e vërteta e mbetjes së manastirit të Shën Naumit?

    Si rrodhën ngjarjet deri në marrëveshjen shqiptaro-jugosllave që bëri të mundur lëshimin e kësaj pjese të territorit shqiptar?

    Bazuar në dokumente që publikohen për herë të parë, emisioni ABC STORY zbardh shumë të vërteta të kësaj çështjeje që vazhdon të trazojë shqiptarët: kjo pjesë toke që i takonte Shqipërisë u shit, u fal apo u këmbye me territore të tjera dhe më tej, ishte zgjidhje e vetme, e detyruar apo vetëm shpagim i rikthimit të Zogut në pushtet në fund të vitit 1924?/abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!