Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, sot ka bërë homazhe në përvjetorin e 13-të të vrasjes së ish-aktivistëve, Arben Xheladinit dhe Mon Balajt.
Kurti pas fjalimit të tij për këtë ceremoni, u befasua nga një person, që për të ishte i panjohur, shkruan Insajderi.
Personi në fjalë ia dhuroi një maicë me mbishkrimin “Vetëvendosje”, ndërsa i tha se ishte maicë që nga protesta e 10 shkurtit të vitit 2007.
“Mos tradhtoni dhe mos u shitni”, ishte mesazhi i personit që ia dha këtë dhuratë Kurtit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.