Partia Socialdemokrate sot mbajti një aksion simbolik përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës duke vendosur një pasqyrë si përballje ndaj zhveshjes nga kritika e pakos së Ahtisaarit prej qeverisë “Kurti”.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar profesori universitar që ka aderuar së fundmi në Lëvizjen Vetëvendosje, Flamur Maloku, shkruan Reporteri.net.
Ai ish-anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje i ka cilësuar si lakmitarë, pasi që sipas tij nga ideja për reforma, ata kaluan në ide për përfitime komerciale.
Sipas Malokut, ata tentuan që ta shkatërrojnë Lëvizjen Vetëvendosje dhe idealin që aktivistët e donin për fuqizimin e kombit.
Ky është reagimi i tij i plotë:
“Në pasqyrë shikojeni vetveten që dikur besonit në kauzë kombëtare, në drejtësi e zhvillim e u transformuat në lakmitarë. Nga ideja për reforma kaluat në ide për përfitime komerciale. Ju nuk patët ide, por kishit interesa të ulëta financiare. E tash? Kritikoni Albin Kurtin sepse plani i Kurtit kundërshton gjithë profiterët sikur ju, plani i Kurtit kthen shprësen për të cilën më 10 shkurt u vranë dy aktivistë tanë. Turpi juaj s’paska pasur kufij. Ende flisni për aktivistët e devotshëm ku ju me duart tuaj tentuat ta shkatërroni LV-në, idealin që aktivistët e donin edhe ta fuqizonin kombin, por ju dështuat dhe do të dështoni sepse të dështuara janë manipulimet tuaja dhe smirat!”/Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.