×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkëshortja e Dardan Molliqajt del të pres Albin Kurtin gjatë vizitës së tij në Tiranë

    Reporteri
    11 Shkurt 2020 | 9:49

    Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Tiranë, ku është pritur me ceremoni shtetërore  nga homologu i tij shqiptar Edi Rama.


    Ndërkohë për ta pritur Kurtin, në vizitën e parë zyrtare prej kur mori postin e kryeministrit, kishin dalë edhe dy ministrat kosovarë në Qeverinë Rama, Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj dhe Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, kjo e fundit bashkëshortja e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, shkruan Reporteri.net.

    Në pamje të parë përshëndetja mes tyre duket të jetë shumë e ftohtë, mase kjo për shkak të marrëdhënieve që tashmë bashkëshorti i ministres Shahini ka me kreun e VV-së, pjesë e së cilës dikur ishte edhe e vetë.

    Kryeministri Kurti gjatë vizitë në Tiranë do të ketë takime të ndara me presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!