×
  • Lajme
  • Lajme

    Gent Cakaj e pret me buzëqeshje ish-“shefin” e tij Albin Kurti

    Reporteri
    11 Shkurt 2020 | 10:03

    Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj e ka pritur me buzëqeshje ish “shefin” e tij Albin Kurti, në vizitën që ky i fundit po e zhvillon në Tiranë.


    Cakaj është ministri i parë që është përshëndetur me Kurtin, dhe nga video shihet se kanë pasur një përshëndetje të ngrohtë, shkruan Reporteri.net.

     

    Cakaj ka qenë një ish-aktivistë i VV-së vite më parë, por që u përplas vitin e kaluar me ish-partinë e tij për shkak se e akuzuan se po e mbështet shkëmbimin e territoreve.

    Për dallim nga Cakaj, pritje tejet të ftohtë Kurtit i ka bërë Besa Shahini që mban pozitën e ministres së Arsimit në Shqipëri, e që është gruaje e Dardan Molliqajt. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!