×
  • Lajme
  • Lajme

    Elvis Hoxhës nuk i pëlqeu që iu sfidua shefi me pyetje, sulmon Adriatik Kelmendin

    Reporteri
    13 Shkurt 2020 | 15:27

    Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, e ka sulmuar gazetarin Adriatik Kelmendi, duke e quajtur dinak dhe të cekët.


    Dhe kjo fyerje e tij vjen vetëm pse Hoxhës nuk i kanë pëlqyer pyetjet që gazetari Kelmendi ia ka bërë shefit të tij, e veçanërisht kur e ka pyetur Kurtin a ka ndryshuar.

    Hoxha thotë se Kurti i është përgjigjur se ka ndryshuar, por shton se vetë gazetari nuk ka ndryshuar aspak, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Gazetari e pyeti Albin Kurtin nëse ky kishte ndryshuar. Dhe mori pergjigjen se Albin Kurti ka ndryshuar. Është këtej e tutje kryeministër.

    Mirëpo do të jetë mirë që gazetari t’i bëjë pyetjen vetes. Dhe do të zbulojë se ai vetë nuk ka ndryshuar aspak. Me përmbysjen e regjimit nuk ndryshon vetëm perfytyrimi qeveritar i Kosovës, por edhe përfytyrimi shoqëror, publik dhe mediatik i Kosovës.

    Pyetjet e djeshme të gazetarit të Rubikonit përmbanin të njëjtën cektësi cinike si dhe më parë. Me cektësinë dinake ai nuk kuptonte që kryeministri po i jepte dinjitetin e vendit duke i dhënë të drejtë tri herë gjatë bisedës. Nga ana e vet gazetari drejtonte të njëjtën pyetje pesë apo gjashtë herë.

    Është e frytshme që gazetari ta mendojë veten të mençur e jo dinak. Nuk është më koha e dinakëve dhe cinizmit, por e mençurisë dhe respektit.

    Ne jemi mësuar të mendojmë se shoqëria ndyshon vetëm me ndryshimin e qeverive, por asnjëherë nuk mendojmë se dhe klanet gazetareskë dhe editorialë mund dhe duhet ta pësojnë të njëjtin fat, pra të kuptojnë se kohët kanë ndryshuar dhe mendësia po ashtu.

    https://www.facebook.com/ElvisHoxha2015/posts/1057884524570268

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!