Senatori amerikan, Bernie Sanders, ka shpallur fitoren në New Hampshire pas mposhtjes së Pete Buttigieg, ish-kryebashkiakun e South Bend në Indiana, me një diferencë të vogël në zgjedhjet e Partisë Demokratike për kandidatin në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA.
Sanders e shpalli rezultatin si fillimin e fundit për presidentin akutal, Donald Trump.
Gara e rradhës zhvillohet në Nevada më 22 shkurt.
Pas senatorit të Vermontit u rradhitën Buttigieg dhe senatorja e Minesotas, Amy Klobuchar, e cila doli si një pretendete e befasishme duke zënë kështu vendin e tretë.
Senatorja Elizabeth Warren dhe Joe Biden, të cilët konsideroheshin kandidatët kryesorë, përfunduan në vendin e katërt dhe të pestë.
Spërmarrësi i teknologjisë, Andrew Yang dhe senatori i Kolorados u larguan nga gara.
Sanders siguroi fitoren me 26% të votave, vetëm 1,6% më shumë se kandidati Buttigieg.
Sanders premtoi se do të ndërtojë një lëvizje politike shumë gjeneruese dhe shumë racore për të mposhtur republikanët.
Rezultati në New Hampshire do t’i sigurojë Sanders, nëntë nga 24 delegatët që do të përfaqësojnë këtë shtet në Konventën Ndërkombëtare të Demokratëve që mbahet në muajin korrik, ku partia nominon kandidatin për president të SHBA-së.
Edhe Buttigieg që mori më pak vota se Sanders, gjithashtu do të sigurojë nëntë delegatë.
Duke falenderuar përkrahësit, Sanders u zotua se nuk do t’i nënshtrohej vizionit të polarizuar të politikës.
Rezultatet e një votimi të demokratëve në Iowa, gjatë javës së kaluar, u vonuan për shkak të problemeve teknike.
Për dallim nga Iowa, votimet në New Hampshire tradicionalisht konsiderohen si parësore pasi votat numërohen nga shteti, jo partia./Reporteri/