Një agjenci kosovare e udhëtimeve kishte borxhe të papaguara në shumën prej afër 30 mijë eurosh, ndaj autoriteteve tatimore të Gjermanisë, shkruan dpa.de.
Për këtë arsye, zyrtarët e Doganës në njësinë e kontrollimit në Lindau kanë konfiskuar në një parking të autostradës 96 autobusin e kësaj agjencie.
Gjashtë udhëtarët që ndodheshin në këtë autobus u transportuan me një automjet të angazhuar enkas për këtë rast, transmeton Reporteri.net.
Ndërsa autobusi i konfiskuar, me vlerë prej rreth 20 mijë eurosh do të mbahet nga dogana derisa në një kohë të afërme, të mos bëhet pagesa e borxhit nga ndërmarrja e përmendur.
Është interesante të theksohet se edhe në dhjetor të vitit të kaluar, doganierët në pikën e njëjtë të doganimit kishin konfiskuar një autobus tjetër të po kësaj agjencie.
Siç dihet, dogana është e autorizuar që, në kuadrin e kontrollimeve që u bën shtetasve të huaj të zbatojë në vend të ngjarjes borxhet që ata i kanë autoriteteve tatimore të Gjermanisë dhe në rast nevoje të konfiskojë objekte.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.