×
  • Lajme
  • Botë

    Qytete të tëra po zbrazen në veri-perëndim të Sirisë, thonë zyrtarë të OKB-së

    Reporteri
    13 Shkurt 2020 | 17:46

    Më shumë se 700 mijë njerëz janë zhvendosur nga rajoni veri-perëndimor i Sirisë, që nga dhjetori, për shkak të një sulmi të vazhdueshëm të forcave qeveritare, bënë të ditur të enjten Kombet e Bashkuara.


    “Kjo zhvendosje e fundit përben një situatë tashmë të rëndë në Idlib”, tha për agjencinë DPA, David Sëanson, një zëdhënës i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për koordinimin e Çështjeve Humanitare, shkruan The Guardian – transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Sipas zyrtarit të OKB-së qytetet e tëra në rajonin e Idlibit, janë zbrazur pasi një numër në rritje I civilëve po ikin drejt zonave që konsiderohen më të sigurta.

    Rusia dhe Turqia ndërmjetësuan një armëpushim në rajonin e Idlibit në janar.

    Por, dhuna shpërtheu sërish pasi forcat qeveritare të përkrahura nga Rusia dhe Irani kanë zgjeruar fushatën e tyrë për të fituar kontrollin e zonës së fundit të drejtuar nga rebelët në Siri.

    Turqia e cila mbështetë rebelët anti-qeveritarë, kërcënoi se do të godasë kudo nëse sulmohen trupat e saj.

    Ankaraja thotë se 14 ushtarë turk u vranë në sulmet siriane në Idlib gjatë dy javëve të fundit./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!