×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rëndë: Goditet nga vetura, vdes 49 vjeçarja

    Reporteri
    16 Shkurt 2020 | 21:59

    Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Malësinë e Madhe. Një makinë ka përplasur një 49 vjeçare, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.


    Fjala është për shtetasen me inicialet A.Ç, me origjinë nga Kopliku.

    “Më datë 16.02.2020, rreth orës 18:25, në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe mjeti me drejtues shtetasin B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar shtetasen A. Ç. 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!