Autoritetet shëndetësore në Kinë kanë lajmëruar vdekjen e Drejtorit te Spitalit të Wuhan, vatrës se koronavirusit. Në të njëjtin spital te premten ndërroi jete edhe një infermier.
Pikërisht nga kjo zone shpërtheu dhe epidemia e koronavirusit. Ndërkohë 10 ditë më parë në këtë spital një mjek tjetër, nuk i mbijetoi infektimit.
Li Wenliang, ishte i pari qe dha alarmin për shpërhapjen e virusit, por nuk u dëgjua gjerësisht nga kolegët dhe autoritetet.
Ndërkohë, në qytetin vatër të virusit, një ndër pacientët e infektuar u kurua me plazmën e gjakut të mbledhur nga personat e shëruar, dhe ka arritur të dalë nga spitali.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.