Amerikania Katrina Speid hartoi një proces varrimi ekologjik duke i kthyer trupat e të ndjerit në dhe, të cilin familjet mund ta hedhin më vonë rreth bimëve dhe pemëve.
Sipas ligjit të ri, njerëzit tani mund të zgjedhin që trupi i tyre të kthehet në dhe’ pas vdekjes.
Procesi, sipas BBC-së, vijon duke e vendosur trupin në një kapsulë të mbyllur me tallash, jonxhë dhe kashtë. Trupi rrotullohet ngadalë për të lejuar që mikrobet ta dekompozojnë atë. Pas 30 ditësh, mbetjet i dorëzohen familjes që mund t’i spërkasë rreth bimëve ose pemëve, transmeton Reporteri.net.
Speid pretendon se prishja organike natyrore e trupit parandalon emetimin e 1.4 ton karboni në atmosferë gjatë procesit të kremacionit, raporton N1. Dhe, ajo është e bindur që ka kursime të ngjashme në krahasim me funeralet tradicionale kur merret parasysh transporti i të ndjerit dhe prodhimi i arkivoleve.
“Kur të vdes, a nuk duhet që këtij planeti që më ka mbrojtur dhe më ka mbështetur gjatë gjithë jetës sime ,t’ia rikthej atë që mbetet nga unë. Është kaq e logjikshme dhe e bukur,” thotë Speid.
Varrosja e njerëzve duke i kthyer mbetjet e tyre në dhe duhet të fillojë në shkurt të vitit të ardhshëm, në shtetin amerikan të Uashingtonit./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.