Larry Tesler, njeriu që shpiku cut, copy dhe paste ka vdekur në moshën 74 vjeçare


Magjistari i IT-së lindi në Bronx, Neë York, në 1945, dhe më vonë studioi shkenca kompjuterike në Universitetin Stanford në Kaliforni. Fokusi kryesor i Tesler ishte gjithmonë bashkëveprimi njeri-kompjuter.

Ai ka punuar në Amazon, Apple, Yahoo dhe PARC.

Reklamë

PARC njoftoi për vdekjen e tij këtë të mërkurë, me kompaninë që lavdëroi punën e Tesler për idetë revolucionare të tij.

Nëse përdorni një kompjuter çdo ditë, është e vështirë të imagjinoni të jetoni pa cut, copy dhe paste.

‘Shpikësi i cut, copy, paste dhe replace ishte ish-studiues i Xerox. Dita juaj e punës është më e lehtë falë ideve të tij revolucionare,” shkruhet në njoftimin e Xerox. /Reporteri.net/