Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë paralajmëruar se Rusia po përpiqet ta ndihmojë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që të rizgjidhet në zgjedhjet e nëntorit, shkruajnë mediat amerikane.
New York Times, Washington Post dhe Associated Press, raportojnë se paralajmërimi është dhënë gjatë një konference me dyer të mbyllura më 13 shkurt.
Ato citojnë dy zyrtarë të afërt me konferencën, të cilët kanë kërkuar të mbeten anonimë.
Sipas gazetës, Trump e ka zëvendësuar ushtruesin e detyrës së shefit të inteligjencës, Joseph Maguire.
Maguire ka qenë favorit për t’u emëruar drejtor i përherëshëm i Inteligjencës Kombëtare, shkruan Washington Post.
Megjithatë, sipas gazetës, presidenti ka ndryshuar mendje kur ka marrë vesh për konferencën, ndërsa Maguire ka thënë se është “shpërfillës”.
Trump ka njoftuar se Maguire do të zëvendësohet nga Richard Grenell, ambasedori amerikan në Gjermani, njëherit besnik nga presidentit.
Dy zyrtarë të administratës Trump i kanë thënë gazetës Neë York Times se zëvendësimi i Maguire pas konferencës së diskutueshme ka qenë rastësi.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë thënë se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe më 2016, për të forcuar fushatën e Trumpit dhe për të shkaktuar kaos brenda procesit zgjedhor të SHBA-së.
Demokratët e kanë kritikuar presidentin për emërimin e Grenellit, i cili e ka minuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e fundit dhe ka festuar ngritjen e politikanëve të ekstremit të djathtë në Evropë.
Trump ka mohuar se ekipi i tij ka punuar më figura ruse gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, ndërsa hetimet për këtë çështje vazhdimisht i ka cilësuar si “mashtrim” dhe “gjueti shtrigash”.
Rusia po ashtu e ka mohuar ndërhyrjen në zgjedhjet në SHBA./Reporteri/