×
  • Lajme
  • Botë

    Ishujt Canary në Spanjë goditen nga një stuhi rëre

    Reporteri
    23 Shkurt 2020 | 22:47

    Një stuhi e madhe rëre ka goditur orët e fundit ishujt Canary.


    Për shkak të gjendjes së krijuar nga rëra trafiku ajror është paralizuar ndërsa shumë fluturime janë anuluar.

    Imazhet satelitore tregojnë renë e madhe të pluhurit që shtrihet nga Saharaja dhe zbrazet në Ishujt Canary duke detyruar qindra fluturime të anulohen dhe duke hedhur planet e udhëtimit në kaos për mijëra qytetarë.

    Të gjitha fluturimet drejt ishujve u anuluan në mesditën e sotme nga operatori i aeroportit Spanjoll AENA për shkak të shikueshmërisë së dobët, dhe nisjet u pezulluan gjithashtu.

    Rreth 230 fluturime u pezulluan mbrëmë ndërsa të paktën 19 aeroplanët duhej të shmangen për shkak të stuhisë.

    “Për shkak të përkeqësimit të situatës, u mbyllën të gjitha aeroportet në ishujt turistik të Spanjës”, njoftoi autoriteti administrativ, Aena.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!