×
  • Lajme
  • Botë

    Virusi në Itali filloi nga një njeri, askush nuk e di se si: Qytete të boshatisura, të gjithë të mbyllur në shtëpi

    Reporteri
    24 Shkurt 2020 | 10:20

    Numri i të prekurve me coronavirus në Itali ka tejkaluar 100, me të paktën 90 vetëm në Lombardi.


    Deri më tani, katër njerëz kanë vdekur, kryesisht të moshuar.

    Për shkak të situatës së re, dhjetëra qytete janë futur në izolim, kështu që shumë rrugë sot janë plotësisht bosh. Shkollat dhe dyqanet nuk do të funksionojnë, qytetarët këshillohen të qëndrojnë në shtëpi dhe kushdo që nuk respekton do të arrestohet. Gjithashtu, nëse është e nevojshme, ushtria do të ndihmojë, përcjell Reporteri.net.

    Autoritetet në Lombardi thonë se shumica e rasteve të infektimit me coronavirus në rajon kanë burim një italian të ri 38 – vjepar i cili nuk kishte udhëtuar në Kinë, kështu që mbetet një mister se si u infektua ky njeri.

    Kryetari i Milanos, qendra e biznesit e Italisë dhe kryeqyteti i Lombardisë, ka mbyllur zyrat e saj publike.

    Masat e izolimit janë më të dukshme në Kodoni, një qytet i vogël që është epiqendra e përhapjes së koronaviruseve në veri të Italisë.

    “Është një qytet fantazmë, është e tmerrshme për ne. Njerëzit janë të mbyllur në shtëpitë e tyre, askush nuk është në rrugë,” tha Paola, një lokal.

    Vetëm farmacia mbeti e hapur

    “Të gjithë kemi frikë, por shpresojmë për më të mirën”, tha pronari i farmacisë Rosa Kavali, duke shtuar se maskat mbrojtëse janë shitur prej kohësh, dhe dezinfektuesit, alkooli dhe zbardhuesi janë gjithashtu në kërkesa të mëdha. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!