×
  • Lajme
  • Botë

    Koronavirus: Përhapja e shpejtë ngjallë frikën e pandemisë globale

    Reporteri
    24 Shkurt 2020 | 12:14

    Numri  rasteve me të infektuar me koronavirus në të gjithë botën po shkon duke u rritur dhe si pasojë e saj është krijuar frika se shpërthimi i koronavirusit do të arrijë të marrë përmasa pandemike.


    Numri më i madh i të infektuarve është në Kinë, por  edhe shtete tjera si Korea e Jugut, Itali e Irani janë duke u përballur me këtë virus, shkruan BBC – transmeton Reporteri.net.

    Pandemia është atëherë kur infektimi bartet me lehtësi nga një person tek një person tjetër në anë të ndryshme të botës.

    Rreth 77 mijë njerëz janë infektuar në Kinë, ku edhe u shfaqë për herën e parë në fundvitin 2019 dhe afër 2,600 kanë vdekur.

    Më shumë se 1,200 raste janë konfirmuar në 26 vende të ndryshme të botës prej të cilave 20 janë të vdekur.

    Italia ka regjistruar vdekjen e katërt ditën e hënë./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!