Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg 55 nga 87 të arrestuar apo të proceduar pjesë e dosjes ”Fati i Lojërave”.
Mes personave të cilëve u është dhënë arresti me burg është dhe Gramoz Murataj, i njohur si bosi i lojërave të fatit dhe basteve në Tiranë.
Për më tepër 27 persona janë lënë në arrest shtëpie kurse 5 në detyrim paraqitje. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se masat filluan paraditen e djeshme dhe përfunduan po dje në orën 23:30 të natës.
Ndër të tjera gjatë operacionit të koduar policor ”Fati i Lojërave”, Policia katër ditë më parë vendosi në pranga 115 persona në 8 qarqe të vendit nga të cilët biznesmenë, administratorë, menaxherë lokalesh apo dhe punonjës të thjeshtë duke sekuestruar edhe 172 milion lekë. Po ashtu 24 të tjerë u proceduan penalisht kurse 2 u shpallën në kërkim.
Në Tiranë Gramoz Muratajt ju gjet një sallë ku u kapën në punë të zezë 6 punonjës si dhe 20 monitorë, 17 DVR dhe iu sekuestruan 170 milion lekë të grumbulluara nga bastet.
Në këtë sallë u gjetën dhe kapën në punë të zezë 6 punonjës, 20 monitorë, 17 DVR dhe administratori i sallës, shtetasi G. M. Po ashtu u gjetën dhe u sekuestruan 170 milionë lekë të vjetra, të grumbulluara nga bastet që ishin vendosur nëpër pikat e monitoruara prej kësaj qendre kriminale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.