×
  • Lajme
  • Botë

    Shtatë të vrarë gjatë protestave të dhunshme në Indi

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 8:44

    Së paku shtatë persona janë vrarë dhe rreth 150 të tjerë janë lënduar gjatë përleshjeve mes grupeve rivale të protestuesve në kryeqytetin e Indisë, New Delhi.


    “Shtatë persona, përfshirë një polic, kanë vdekur”, tha Anil Mittal, zyrtar policor në kryeqytetin indian, duke shtuar se rreth 150 persona janë lënduar në dhunën e së hënës.

    Përleshjet shpërthyen në pjesën verilindore të qytetit mes mijëra personave që po protestonin për dhe kundër ligjit të ri të shtetësisë. Policia përdori gaz lotsjellës, por e pati të vështirë që t’i shpërndante turmat e protestuesve që sulmonin me gurë dhe ua vinin flakën veturave.

    Në disa pjesë të qytetit, tensionet mbetën të larta edhe të martën. Autoritetet morën vendim për mbylljen e shkollave pas raportimeve për përleshje të reja. Së paku pesë stacione të metros gjithashtu u mbyllën, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

    Dhuna në Indi shpërtheu pikërisht në kohën kur këtë shtet po e viziton për herë të parë në mënyrë zyrtare presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

    Ligji i ri për shtetësinë ka nxitur pakënaqësi dhe protesta edhe në muajt e kaluar për shkak të diskriminimit që ia bën pakicës myslimane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!