×
  • Lajme
  • Botë

    Koronavirus arrin në Austri

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 14:36

    Koronavirusi tashmë ka filluar të përhapet me shpejtësi edhe në kontinentin e Evropës.


    Pas Kroacisë, bëhet e ditur se është prekur edhe Austria.

    Dy rastet e para në këtë shtet janë konfirmuar provincën perëndimore të Tirolit vend i cili ndodhet në kufi me Italinë, transmeton Reporteri.net.

    Edhe pse ende nuk dihet saktësisht burimi i infektimit, rastet mund të kenë lidhje me Italinë e cila së fundmi ka 283 persona të infektuar me koronavirus, madje numri i të vdekurve si pasojë e këtij virusi ka shkuar në shtatë gjithsej.

    Deri tash në gjithë botën janë regjistruar më shumë se 80 mijë raste me koronavirus dhe kanë vdekur afër 3 mijë njerëz.

    Numri më i lartë i të infektuarve ndodhet në Kinë./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!