×
  • Lajme
  • Botë

    Frika nga koronavirusi, burri kinez vishet si astronaut për t’u mbrojtur

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 15:59

    Një burrë kinez është veshur si një astronaut për të mbrojtur veten nga koronavirusi ndërsa po dilte jashtë për të kryer aktivitetet e përditshme.


    Burri, i njohur me mbiemrin e tij Li, bleu kostumin në internet për ‘mbrojtje shtesë’, pasi sëmundja vdekjeprurëse ka përfshirë vendin, transmeton Reporteri.net.

    Njerëzit në Kinë janë përpjekur të marrin maska ​​mbrojtëse pasi kërkesa për to po rritet me shpejtësi.

    Një grua kineze është shfaqur kohët e fundit në një spital me një kostum gjirafash me pretendimet se e mbron nga virusi.

    Koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, pretenduar se ka shkaktuar të paktën 2,705 vdekje dhe ka infektuar mbi 80.344 njerëz globalisht. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!