×
  • Lajme
  • Lajme

    Taksa: Isa Mustafa pas takimit me deputetët e tij, niset për në takim me Kurtin

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 16:35

    Taksa, dhe kërkesa eksplicite e SHBA’së për heqje të saj, kanë acaruar marrëvdhëniet e partnerëve të koalicionit qeverisës LVV-LDK. Për të dalë prej kësaj situate është aktivizuar edhe kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, i cili pas takimit në zyrtat e Kuvendit të Kosovës, me deputetët e tij për rreth një orë, është nisur për në takim te kryeministri Albin Kurti, në zyrën e tij në qeveri.


    LDK po kërkon që qeveria ta heq taksën sipas kërkesës amerikane, dhe nuk po pajtohet me vendimin e kryeministrit Kurti, që ajo të hiqet përmes disa fazave.

    Vendimin e tillë të kryeministrit e ka kritikuar edhe ambasadori amerikan Richard Grenell. Ai përmes Twitterit i ka thënë kryeministrit kosovar se po bën një gabim të rëndë që nuk po e heq taksën.

    Mustafa para takimit me Kurtin, në një intervistë për mediat kosovare ka thënë se duhet të ulen bashkë me përfaqësuesit e SHBA’së dhe BE’së dhe të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët se si duhet vepruar me heqjen e takës.

    Ndërsa për vendimin e kryeministrit Kurti të prezantuar para mediave, Mustafa ka thënë se vetë fakti që SHBA u deklarua qartë duke thënë se nuk e pranojnë kurrfarë heqje të pjesshme apo heqje me kushte, flet se jemi në një periudhë në të cilën ne prapë duhet të kthehemi dhe të dëgjojmë se çfarë po thonë SHBA-të, dhe të ruhet partneriteti me ta, dhe në këtë frymë të gjindet zgjidhja e problemit.

    Mustafa, takimin me Kurtin në këto momente po e zhvillon në zyrat e kryeministrit, dhe pas këtij takimi ndoshta mund të dihet nëse kryeministri do të tërhiqet nga vendimi i tij për heqje të pjesshme të taksës.

    LDK përmes zv.kryeministrit Hoti, e ka kërcënuar Kurtin, se nuk do të qëndrojnë në kocalicion qeverisës, nëse rrezikohen marrëdhëniet me SHBA’në. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!