×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kurti me ftoi sot në takim urgjent, por i thash se tash është vonë

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 17:18

    Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kundërshtuar ashpër lëvizjen e djeshme të pasardhësit të tij, Albin Kurti rreth taksës ndaj mallrave serbe. Haradinaj njoftoi po ashtu se Kurti i ka dërguar letër për ta takuar sot urgjentisht.


    “Nuk kam shku në takim sepse i kam thënë se me ke thirrë masi ke dhanë qendrim dhe kjo është sa për sy e faqe”, ka thënë Haradinaj.

    Kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kurti ka bërë pazare me Vuçiqin rreth heqjes së taksës. Ai e ka quajtur vendimin e Kurtit për heqjen e taksës ndaj Serbisë një mashtrim nga ai.

    “Ka një marrëveshje mes dyve, votat e Listës Srpska për qeverinë Kurti”, ka deklaruar ai.

    Më tej, Haradinaj theksoi se Kurti gaboi me qasjen e tij ndaj vendeve të Bashkimit Evropian.

    “I drejtohet BE-së për liberalizmin e vizave, është gabim që pas një vendimi për taksën t’i drejtohet në atë mënyrë qeverive veç e veç.  Logjika e z.Kurtit e ka një problem. E kuptoj fjalorin e Grenell, por i thotë se po gabon dhe i kërkon më shumë. A e dini cka d.m.th kjo”, ka deklaruar ai.

    Kujtojmë që Kurti, ka prezantuar mbrëmë një sërë masash për heqjen graduale të tarifës 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina duke filluar me heqjen e tarifës ndaj lëndës së parë që importohet nga këto shtete duke filluar nga 15 marsi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!