×
  • Lajme
  • Shqipëria

    4000 shtëpi të reja brenda vitit, Kryeministri Rama prezanton projektin e rindërtimit pas tërmetit

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 17:33

    Tenderi ndërkombëtar për rindërtimin e banesave individuale hapet javën tjetër dhe puna në terren do të nisë në pranverë.


    Për pallatet, kantieret e ndërtimit pritet të hapen brenda vitit me synimin që të përfundojnë vitin e ardhshëm. Kryeministri garantoi cilësinë e ndërtimeve

    Lagjet e reja do të kenë infrastrukturë moderne dhe shërbime publike. Për Edi Ramën ky është një program i paprecedentë.

    Kjo sipas qeverisë e shndërron rindërtimin në një program të mirëfilltë social

    Por përtej natyrës së fortë sociale, kryeministri thotë se rindërtimi do të jetë një stimul i madh për rritjen ekonomike

    Dhe qeveria i njeh jo pak merita vetes, mbi të gjitha forcimin e financave të shtetit

    Në total programi i rindërtimit është vlerësuar 1 miliardë euro, pjesa dërrmuese e të cilave shkojnë për ndërtim banesash.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!