Shkrimtari kosovar dhe ligjërues i lëndës ‘Arti i Mendimit Pozitiv’ në një kolegj privat të Kosovës, po pretendon se e ka gjetur ilaçin kundër virusit vdekjeprurës kinez COVID-19, apo ndryshe të njohur si koronavirusi.
Dhe sipas tij, ilaçi është gjetur në Rahovec.
Demaku po thotë se ka ilaçin për koronavirusin, ai ilaç sipas tij gjendet në Rahovec dhe ajo është hudhra.
E duke u nisur nga kjo, shumë njerëz kanë reaguar në rrjetet sociale duke u tallur me shpikjen e Demakut, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Njëri prej tyre është edhe një qytetar nga Rahoveci i cili e ka postuar në Facebook këtë lloj hudhre.
Personi nga Rahoveci që në Facebook mbanë emrin Sade Deniz, në postimin e tij ka shkruar “E hudhër e Rahovecit e loqkë”.
Hudhra e Rahovecit ‘ta heq coronavirusin si me dorë’, ka tënë Demaku. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.