“Peshkimi” i pakove misterioze me kokainë vijon në Detin e Zi, ku autoritetet bullgare njoftuan sekuestrimin e 170 kilogramëve drogë të fshehur në jelekë shpëtimi, ndërkohë që në brigjet rumune janë kapur sasi të mëdha drogë në javët e fundit.
“Ne kemi kapur deri më tani rreth 170 kilogramë kokainë të një cilësie të lartë”, njoftoi ministri i Brendshëm bullgar, Mladen Marinov.
Mënyra e veprimit të krijon përshtypjen e një skeme të dorëzimit të drogës në det të hapur mes dy ekuipazheve.
Pakot bullgare u gjetën duke pluskuar në afërsi të portit bullgar të Chabla (verilindje) jo larg pjesës rumune të Detit të Zi.
Në bregdetin rumun janë kryer sekuestrime të bujshme të drogës këto javët e fundit.
Rreth 330 kilogramë kokainë u gjetën në bregdet dhe u peshkuan në det të hapur, ndërsa pak më shumë se një ton kokainë e paketuar në 36 qese plastike me shumë mundësi nga i njëjti mënyrë transporti u kap më 20 mars në një varkë të përmbysur në deltën lindore të Danubit.
Dy trafikantë të dyshuar serbë u arrestuan për lidhje me sekuestrimin e fundit të sasisë së drogës, përcjell Atsh.
Çmimi i drogës me një pastërti deri në 90% vlerësohet në disa qindra miliona euro
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.