Një grua 30 vjeçare është bërë pacientja e parë e konfirmuar me coronavirus në qytetin e New Yorkut.
Kjo ka bërë që dyqanet të vërshohen nga blerës të shumtë të cilët nën panik po rezervojnë ushqime dhe furnizime mjekësore, shkruan DailyMail – transmeton gazeta online Reporteri.net.
Në fotografi shfaqen blerësit afër rafteve të zbrazura në supermarketet e New York, si pasojë e frikës të përhapjes së coronavirusit.
Blerjet e panikut e kanë goditur New Yorkun pas konfimrimit të virusit ditën e dielë dhe pasi që numri i rasteve me persona të infektuar ka arritur në 86 ku dy prej pacientëve me coronavirus kanë humbur jetën.
Dy vdekje të lidhura me coronavirus u konfirmuan në Kirkland të Washington, si banor në shtëpinë e infermierëve të Qendrës së Kujdesit të Jetës dhe një pacient në spitalin EvergreenHealth.
Përhapja e sëmundjes, e cila filloi në Kinë dhe ka prekur më shumë se 89 mijë njerëz në gjithë botën, duke iu marrë jetën mbi 3 mijë prej tyre, ka shkaktuar blerjen e panikut në zonat më të prekura nga ky virus.
Gjatë fundjavës, videot u shfaqën në mediet sociale të blerësve që nxituan të grumbullojnë sa më shumë letra higjienike, ujë në shishe, letra dezinfektuese në një Costco në Brooklyn të New York.
Njerëzit gjithashtu u panë duke u përleshur për të marrë ushqim në një supermarket kinez në Flushing të Queens të dielën.
Më poshtë mund të shihni pamjet në dyqanet e New York:
/Reporteri/