×
  • Sport
  • Sport

    Interi e konfirmon lëndimin e Moses

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 21:06

    Mbrojtësi i djathtë, Victor Moses, i transferuar në afatin kalimtar të janarit në Inter do të jetë për disa ditë jashtë fushe.


    Interi ka konfirmuar se lojtari ka probleme muskulore në kofshën e këmbës së majtë dhe se gjendja e tij do të monitorohet ditëve në vazhdim.

    Kështu, Moses me shumë mundësi do të humbasë sfidën gjysmëfinale të Kupës së Italisë mes Interit dhe Napolit.

    Ai deri më tani ka bërë 2 paraqitje në Kupë që prej transferimit në janar dhe ka luajtur shtatë ndeshje në të gjitha garat deri më tani për ekipin e Antonio Contes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!