×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti publikon letrat dërguar presidentit Trump dhe sekretarit Pompeo

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 21:18

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë publike letrat që i ka dërguar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.


    “Sot i kam shkruar një letër Presidentit të SHBA-së, Ekselencën e tij Z. Donald J. Trump dhe Sekretarit të Shtetit, Ekselencën së tij Z. Mike Pompeo, në përkushtimin e tyre ndaj qeverisë së re në Kosovë”, ka thënë Kurti.

    Në letrën e Kurtit drejtuar Trumpit dhe Pompeos, tregohet edhe për planin e tij për heqjen e tarifës 100% për produktete Serbe dhe Bosnje e Hercegovinës, më 15 mars.

    “Ne e pranojmë që për dy vitet e fundit ka pasur keqkoordinim midis përfaqësuesve të Kosovës në lidhje me rolin, interesat dhe qëllimet e Kosovës në dialog me Serbinë, si dhe mungesë të qartësisë se kush flet për Kosovën në skenën ndërkombëtare dhe në tryezën e bisedimeve”.

    “Kjo do të përfundojë nën qeverinë time. Qeveria ime dhe unë si Kryeministri i saj kemi mandatin, vullnetin politik, si dhe detyrën kushtetuese për të marrë përsipër përgjegjësi të plotë dhe ekskluzive për udhëheqjen e këtij procesi dhe përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë diplomatik”, shtoi ai.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, më 28 shkurt u ka dërguar letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si dhe Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.

    Në letrën e dërguar presidentit Donald Trump, Kurti e ka informuar për programin qeverisës dhe për qeverinë e re të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!