×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Taksa të hiqet veç nëse ka kontratë finale për marrëveshje me Serbinë

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 21:23

    Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur qëndrimin e tij rreth taksës ndaj prodkuteve serbe e boshnjake.


    Haradinaj ka thënë heqja e taksës nga Albin Kurti është dashur të heqet vetëm nësë ka kontratë finale për marrëveshje me Serbinë.

    Ai ka thënë se Albin Kurtit ‘për do sene tjera nuk ja nijke për Amerikën’.

    “Taksa është dashtë mu kërku me u hjekë me kontratën finale, ky është dallimi përmbajtësor”

    “Jam i shqetësun me një mungesë të njerzëve të mirë, jemi tu e kriju njëfarë robërie”, ka thënë ai në Debat Plus.

    Tutje Haradinaj, ka kritikuar edhe LDK’në, konkretisht nënkryetarin Lutfi Haziri i cili ka thënë se taksa duhet të heqet sepse po e kërkon Amerika.

    “Lutfi, Amerika që 20 vjet është ka ta lyp me luftu korrupsionin”, u shpreh Haradinaj duke aluduar se për korrupsion nuk po dëgjohet Amerika.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!