×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyjnë në grevë 50 minatorë të Trepçës

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 22:51

    50 minatorë të rinj janë duke grevuar në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës në Stan Terg, kjo për shkak se ka indikacione se konkursi i pranimit të tyre do të anulohet.


    Lajmin e ka konfirmuar për Kp, drejtori gjeneral i Trepçës, Bastri Ibrahimi.

    Aktualisht në minierën e Stan Tergut ndodhet zëvendëskryeministri Haki Abazi dhe drejtori gjeneral, Bastri Ibrahimi, të cilët janë duke biseduar me minatorët e rinj për t’i bindur ata që ta ndërpresin grevën.

    Greva ka nisur në ora 08:00 të mëngjesit dhe minatorët janë të vendosur të vazhdojnë grevën .

    Është një grup tjetër i qytetarëve që kishin konkurruar në këtë konkurs dhe nuk janë pranuar, të cilët kanë protestuar për disa ditë para minierës së Trepçës. Ata javën e kaluar kanë pasur takim me kryeministrin Albin Kurti, i cili u ka premtuar anulimin e konkursit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!