Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq pretendon se shteti i Sierra Leones ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Siç shkruan Agjencia serbe e Lajmeve Tanjug, Ivica Daçiq po qëndron për vizitë zyrtare në këtë vend, nga ku kumtoi lajmin, transmeton Reporteri.net.
Daçiq deklaroi se kjo “tërheqje” e njohjes së Kosovës kishte një rëndësi të veçantë për Beogradin pasi Sierra Leone ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës më 2008.
Në listën e njohjeve figuron se Sierra Leone është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, pikërisht më 11 qershor të vitit 2008. Kështu më 2008 ai ishte bërë shteti i 43-të që kishte njohur Kosovën.
Republika e Sierra Leones, është një vend në bregdetin jug-perëndimor të Afrikës Perëndimore. Kufizohet nga Liberia në juglindje dhe Guinea në verilindje.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ende nuk ka ndonjë reagim nëse ky shtet vërtetë e ka tërhequr njohjen e Kosovës.
Ndryshe, për tërheqje të reja të njohjeve paralajmëroi dje edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili po qëndron në Washington.
Vuçiq u tha gazetarëve se Beogradi do të kërkojë çnjohjen e Kosovës, derisa njohja nga Serbia për Kosovën nuk do të ndodh. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.