Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka një falënderim special për të gjithë shqiptarët që morën pjesë në manifestimin e djeshëm.
Me atë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Meta sqaron se dje u hodh hapi i parë për përmbushjen e misionit, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve
“Një falënderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilë iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese.
Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve. “, shkruan Meta, teksa publikon një video nga fjalimi i djeshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.