×
  • Lajme
  • Lajme

    Duartrokitje e gëzim për çnjohjen e Kosovës: Shikoni si feston Daçiq me ministren e Sierra Leones

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 10:21

    Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq pretendon se shteti i Sierra Leones ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.


    Për këtë  Daçiq ka prezantuar notën ku sipas tij thuhet se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

    Sierra Leone, shtet në Afrikën Perëndimore në brigjet e Atlantikut, është  ndër shtetet e para që më 2008 kishte njohur Kosovën si të pavarur dhe sovrane, shkruan Reporteri.net.

    Daçiq deklaroi se kjo “tërheqje” e njohjes së Kosovës kishte një rëndësi të veçantë për Beogradin pasi Sierra Leone ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës më 2008.

    Mediat kanë publikuar edhe momentin ku Daçiq bashkë me ministren e jashtme të këtij shteti nënshkruajnë dhe prezantojnë para gazetarëve notën verbale me të cilën konfirmojnë tërheqjen e njohjes së Kosovës.

    Në pamjet e publikuara, Daçiq shihet tejet i lumtur me këtë arritje të tij. Po aq e lumutur duket edhe ministrja e punëve të jashtme të Sierra Leones. /Reporteri.net

    Shikoni pamjet: 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!