×
  • Lajme
  • Lajme

    Çnjohja e re nga Sierra Leone, reagon AAK: Kurti të tërheq ofertën për heqjen e taksës

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 10:01

    Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq pretendon se shteti i Sierra Leones ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.


    Pas këtij lajmi ka reaguar Meliza Haradinaj nga AAK-ja e cila thotë se kryeministri Kurti duhet të tërheq menjëherë ofertën e tij të gabuar e të ngutshme për heqjen e taksës, derisa të shohë se është afruar nënshkrimi i kontratës finale për njohje, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj:

    SERBISË NUK DUHET T’I BESOHET

    Daçiqi paska prezantuar “notën verbale” ku Sierra Leone e ‘ka tërheqë’ njohjen e Kosovës që e morrëm me 13 qershor 2008 – disa muaj pas shpalljes së Pavarësisë – duke aluduar se tanimë Kosova nuk e ka shumicën në OKB!!!!!

    Kryeministri Kurti duhet të tërheq menjëherë ofertën e tij të gabuar e të ngutshme për heqjen e taksës, derisa të shohë se është afruar nënshkrimi i kontratës finale për njohje. Draft Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për njohjen reciproke – me të gjitha temat e hapura mund ta propozojë edhe vetë – e ka të gatshme në kabinet. Taksa të pezullohet vetëm disa ditë para nënshkrimit të saj. (Ka gjasa që Serbia tërhiqet prapë – njejtë si në Rambuje e Vjenë.)

    Në këtë skenar, nuk besoj se do të ketë parti apo qytetar që e kundërshton Kurtin. Vetëm UNITETI e shpëton Kosovën!

    https://www.facebook.com/meliza.haradinaj/posts/10163295394075230

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!