×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Kurtit tregon se kur do të hiqen vizat

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 11:32

    Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka folur sot para Komisionit kuvendar për integrim evropian, lidhur me liberalizimin e vizave.


    Ai nuk ka dhënë një date të saktë se kur mund të ndodhë, por është shprehur optimist se deri në fund të vitit do të përmbyllet ky proces.

    “Nuk do të premtoj data për liberalizim të vizave por shpresoj se kjo do të ndodhë sa më shpejtë”, ka thënë Reka para anëtarëve të komisionit, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka mohuar të ketë dhënë data për heqjen e vizave, duke thënë se është keqcituar nga mediat.

    “Nëse gjeni një intervistë se kam dhënë data, jam i gatshëm të japë dorëheqje. Unë kam thënë me nje përkushtim dhe lobim dhe pozitë e opozitë ka shpresa optimiste ta përmbyllim deri në fund të vitit”, ka deklaruar ai.

    Reka tha se në takimet me ambasadorët e BE-së në Prishtine por edhe ambasadorë tjerë dhe përfaqësues tjerë ndërkombëtarë, i kanë thënë se duhet të përmbushin edhe kushtin për rastet e profileve të larta.

    “Jepni prova për përfundimin e rasteve të profileve të lartë dhe mund të shpresoni për liberalizimin e vizave”, ka thënë Reka t’i kenë pohuar përfaqësuesit ndërkombëtarë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!