×
  • Lajme
  • Shqipëria

    A ka të prekur me koronavirus në Shqipëri? Ministrja tregon testet e reja

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 11:41

    Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka theksuar sërish sot se Shqipëria vijon të mbetet e paprekur nga koronavirusi, ndërsa kjo sëmundje ka prekur shumicën e vendeve të botës duke e çuar në 3000 numrin e viktimave.


    Duke inspektuar qendrën shëndetësore Bathore 3, e rindërtuar nga e para, pjesë e programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, Manastirliu deklaroi se deri mëngjesin e sotëm janë kryer 36 testime për COVID-19, të cilat rezultuan negative.

    “Edhe pse të gjitha strukturat e shëndetësisë janë të fokusuara tek masat për parandalimin e koronavirusit të ri, nuk e kemi humbur fokusin nga programet e rindërtimit, nga premtimet tona. Ndërkohë vijon pajisja me mjete të mbrojtjes personale të të gjithë strukturave të shëndetësisë.

    1.2 milione maska po shpërndahen ndërsa janë edhe 1 milion dollarë në dispozicion të spitaleve për të rritur stokun e mjeteve të mbrojtjes personale. Duhet thënë se deri tani janë testuar 36 raste, të cilat kanë rezultuar negative”, tha Manastirliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!