Serbia vazhdon që në mënyrë sistematike të injorojë thirrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera të QUINT-it për ndaljen e fushatës agresive kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës me qëllim të rinisjes së dialogut për normalizim të raporteve Prishtinë – Beograd.
Gjatë ditës së sotme Ministri i Jashtëm i këtij shteti, Ivica Daçiq prezantoi edhe një çnjohje të re. Bëhet fjalë për Sierra Leonen, shtet ky që ishte ndër të parët që kishte njohur Kosovës, më 2008.
E derisa nga Amerika po kërkohet me këmbëngulësi heqja e plotë e takës ndaj mallrave serbe, i dërguari special për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell paralajmëroi Kurtin se po bën një gabim të rëndë me propozimin e tij për heqjen e pjesërishme të takës, shkruan Reporteri.net.
Me këtë deklaratë ka ironizuar gazetari kosovar, Adriatik Kelmendi, i cili thotë se është në pritje të një postimi ku Grenell paralajmëron Daçiqin se po bën një gabim të rëndë duke vazhduar me fushatën e çnjohjeve.