×
  • Lajme
  • Lajme

    Coronavirusi ndikon edhe në tregun kosovar, ulet çmimi i birrës “Corona”

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 12:38

    Coronavirusi padyshim se është lajmi që po sundon në gjitha mediumet botërore. Përpos që mori mijëra jetë njerzish, ky virus ka ndikuar edhe në tregun e mallrave.


    Është brendi i birrës “Corona” i cili po pëson humbje të madhe për shkak të ngjashmërisë së emrit që ka me këtë virus, shkruan Indeksonline.

    Ulja e çmimit të kësaj birre ka ndikuar edhe në marketet e Republikës së Kosovës. Nga 1.25 euro sa ishte, tani në raftet e marketeve çmimi i “Coronës” është vendosur me 0.89 cent.

    Ndryshe, është raportuar se birra Corona ka pësuar humbje rreth 153 milionë euro për shkak të koronavirusit.

    Afër 3 mijë viktima janë shënuar shkaku i koronavirusit në nivel global, derisa mbi 83 mijë janë prekur.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!