×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca kërkon shkarkimin e 7 ambasadorëve, edhe Vlora Çitakun

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 14:11

    Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca ka kërkuar shkarkimin e shtatë ambasadorëve në mesin e tyre edhe të ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitakut.


    Ai përmes një postimi në Facebook ka propozuar tërheqjen nga misioni të ambasadorëve politik: Vlora Çitaku, Edon Cana, Lirim Grejçevci, Shpend Kallaba, Mimoza Ahmetaj, Ylber Hysa dhe Ramadan Avdiu, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Që në fillim të mandatit jam zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politik që e kanë përfunduar mandatin 4 vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës se Kosovës.

    Duke u bazuar në nenin 93, pika 8 dhe nenin 84 pika 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 13 të Ligjit nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (GZ. Nr 46/15 janar 2009) dhe bazuar në nenin 10 (paragrafi 9) të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm dhe me qëllim të respektimit të nenit 7,7 të Ligjit Nr.03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës,( GZ.76, 10 gusht 2010), në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozoj tërheqjen nga misioni të këtyre ambasadorëve politik :

    Znj. Vlora Çitaku
    Z. Edon Cana
    Z. Lirim Grejçevci
    Z. Shpend Kallaba
    Znj. Mimoza Ahmetaj
    Z. Ylber Hysa
    Z. Ramadan Avdiu

    https://www.facebook.com/GlaukKonjufca1981/photos/a.1081455052041685/1351150118405509/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARAC8guOat9ZUt0iwltCMKk_MBPuZMJnOU_hh8i3q9OdcBAIA_C87WJeBsa1GI61jvVhGMBEnm2T1zxv-QAXJyRwOupyHeiLrr6dCJcKfUHuzEdiFemSVY3KeOdZ_SQ2tbj0g3nS8_swMfZF53qwaruuDymKyu87GdkCigtAwkY7-5oqc7lVKg8wErvZlhtpvkDNvC9HPtlEoofcdl2XfI-g3HxyqBooxP7h-3T5C8Hpj_1iTN8SZFwe7VOO6XQmRomKstKILQ9d-seDZwsBu0nbqQb7G4kjAvkBdruhk19F-6QMnMDq4_UCx7_aEw2Hg8rwLHmU3cIpfYmDTZBEthRsc-9z&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!