Nëna e futbollistit më të njohur në botë sot në orët e para të mëngjesit është dërguar në spital.
Bëhet fjalë për nënën e Cristiano Ronaldos, ku mësohet se ajo pësoi sulm në tru dhe është dërguar në spital pas orës 5 të mëngjesit, shkruan Reporteri.net
Dolores Aveiro, nënë e katër fëmijëve, është dërguar në spitalin Dr. Nelio Mendonca në ishullin e saj të lindjes Madeira menjëherë.
Mirëpo, përmes mediave lokale mësohet se kjo e fundit ka vetëdije dhe se pritet që t’i nënshtrohet testeve për të përcaktuar gjendjen e saj shëndetësore.
Kujtojmë, që Aveiro vuante nga sëmundja e kancerit, mirëpo e mundi atë menjëherë pasi u diagnostifikua me sëmundjen në vitin 2007.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.