×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell ia heqë një gajle kryeministrit Kurti

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 15:16

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte një shqetësim prej se fitoi zgjedhjet. Ai i druhej një dialogu të shpejtë me Serbinë të imponuar nga Amerika. E ai ishte kundër kësaj.


    Kurti dëshironte një proces më të ngadaltë. Kjo, ndoshta edhe për ta mbajtur premtimin e tij se dialogun e deritanishëm do ta rivlerësojë fillimisht e më pas do të nis dialogun. Po ashtu, një tjetër arsye mund të ketë qenë edhe fakti se ai dëshironte që presidenti, Hashim Thaçi të përfundonte mandatin dhe të ishte ai i vetëm në dialog, shkruan Reporteri.

    Kryeministri e ka thënë këtë edhe publikisht, faktin se nuk dëshiron shpejt një marrëveshje.

    Kryeministri Kurti së fundmi është pyetur nga Euroneës se a mendon që Josep Borrell, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së dhe i dërguarin Special i SHBA-ve, Richard Grenell kanë qëndrime të njëjta, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi?

    Kurti nuk është përgjigjur direkt por ka thënë se Grenell po dëshiron marrëveshja mes dy vendeve të arrihen në pranverë, që sipas kryeministrit do ishte arritje e madhe, por shton se nuk duhet rrezikuar me marrëveshje të ngutshme, shkruan Reporteri.net.

    “Z. Grenell insistoi në një marrëveshje që do të arrihej më vonë këtë pranverë. Sigurisht që kjo do të ishte nje arritje e madhe. Por ne nuk duhet të rrezikojmë marrëdhëniet e tjera dhe dialogun si të tillë me marrëveshje të ngutshme”, ka thënë Kurti.

    Megjithatë, Richard Grenell duket se nuk po punon në një marrëveshje të shpejt, ani pse po insiiton që tarifa doganore ndaj mallrave serbe të hiqet shpejt e të fillojë dialogu.

    Ai vetë sot pranoi se nuk po kërkon një marrëveshje të shpejtë.

    Teksa i ka reaguar gazetarit britanik Tim Judah tha se askush nuk po kërkon nguti.

    “Gabim. Nuk je duke e ditur se për çfarë po flet. Askush nuk po mundohet të veprojë me nguti dhe nuk ka marrëveshje madhore. Je duke shpikur gjëra”, shkruan ai për komentin e Judah.

    Ndaj kryeministrit ka një presion të madh vendor e ndërkombëtar për heqjen e taksës. Ai ka propozuar një heqje graduale, më 15 Mars heqjen e tarifës vetëm për lëndën e parë, me kushtin që Serbia ndalë fushatën kundër njohjeve. Nëse kjo ndodhë, sipas tij, atëherë e heq krejt tarifën më 1 Prill. Ndonëse e kishte thënë se do ta vendoste menjëherë reciprocitetin, atë nuk e permendi fare kur tha se e heq taksën.

    Këtë propozim të tij nuk e kanë mbeshtetur as nga LDK-ja partneri i tij qevrisës. Bile e kishte bërë pa u koordinuar me ta. E nuk ia kishte përkrahur as ambasadori Grenell dhe as presidenti Thaçi. Përkrahjen e vetme e kishte marrë nga Bashkimi Evropian. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!