×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky ishte fjalimi i jashtëzakonshëm i ambasadores Çitaku në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 16:16

    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka kërkuar që të lirohen nga detyra shtatë ambasadorë të Kosoëvs, në mesin e tyre edhe ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku.


    Por në muajin shkurt të vitit 2019, ambasadorja Çitaku, mbajti një fjalim në seancën e Këshillit të Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku ia përkujtonte shefit të diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq, represionin serb ndaj popullit të Kosovës, duke larguar me dhunë një milion shqiptarë nga vendi i tyre.

    Gjatë kësaj seance, Çitaku akuzonte Serbinë se po e shndërron Këshillin e Sigurimit në teatër përmes gënjeshtrave që as ata vet nuk i besojnë. Sipas saj ky është keqpërdorim i KS.

    Vendi ynë u ngrit nga pluhuri i luftës dhe gjatë viteve të administrimit të UNMIK-ut në Kosovë, dhe ishte emisari special Marti Ahtisaari, i cili rekomandoi pavarësinë si status final. GJND solli vendime se Kosova bart të drejtën e vet dhe nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare kur shpalli pavarësinë. Me gjithë këto fakte, ju adresohem juve me korrektësi dhe them se pse jemi mbledhur sot këtu për herë të tretë për katër muaj. Është e pabesueshme që ky Këshill ka mbajtur më shumë sesione për Kosovën, se sa për Sirinë dhe Venezuelën”, ka thënë ajo.

    Po ashtu Çitaku ka paralajmëruar se Kosova kurrë nuk do të negociojë për shtetësinë e Kosovës, por vetëm si dy shtete të pavarura, derisa Serbia vazhdimisht kundërshton idenë që Kosova është shtet dhe krijon drama kudo që vendi ynë paraqitet si shtet.

    Pse ne duhet të takohemi këtu kaq shpesh dhe të diskutojmë për një univers paralel për të cilin kanë zgjedhur vetë ata. Kërkoj që të mos ia mundësoni vazhdimësinë e kësaj parodie Serbia çdo ditë krijon dramë artificiale për t’iu shmangur pranimit të realitetit, duke vazhduar me absurditete të tilla. Ne nuk do ta ngrimë ekzistencën tonë derisa Serbia ta pranojë Kosovën si shtet të barabartë”, porositi ÇItaku.

    Formimin e Ushtrisë së Kosovës, ambasadorja Çitaku e kishte quajtur vendim të drejtë dhe që demonstron pjekurinë e Kosovës si shtet.

    Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe, shtoi ajo, nuk ka qenë vendim i lehtë, por ai është marrë si përgjigje ndaj fushatave agresive të Serbisë kundër Kosovës.
    Çitaku ka përmendur edhe barrierat që Serbia ka vendosur ndaj prodhimeve kosovare, duke mos i lejuar ato të kalojnë nëpër Serbi.

    Ky ishte fjalimi i plotë i saj:

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!